Sfida interesante në NBA

Basketboll

Sfida interesante në NBA

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:14
Sfida interesante në NBA

Skuadra e Feniksit është e para në NBA, që arrin kuotën e 50 fitoreve këtë sezon (ka edhe 12 humbje).

Në sfidën e fundit Feniks Sans mposhtën Portlandin me rezultat 120-90. Ishte një fitore kolektive, ku realizuan plot 12 lojtarë të skuadrës vendase.

Fitore në sekondat e fundit arrin Milluoki Baks, që mundi 120-119 Majamin, në një ndeshje me plot rivalitet. Herro realizoi 30 pikë për Majamin, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Baks u dalluan Antetokounmpo (28 pikë e 17 kërcime), Midëllton (26 pikë) dhe Holidej (25 pikë e 11 asist).

Pas kohës shtesë fiton skuadra e Juta Xhaz, e cila mundi Hjustonin me rezultat 132-127, ku u dalluan Mitçell me 37 pikë dhe Gobert me 27 pikë. Moment të mirë po kalon skuadra e Filadelfisë, që mundi Nju Jorkun me rezultat 123-108 për tu future në garë për kreun në Konferencën e Lindjes.

Embiid realizoi 27 pikë e 11 kërcime, Harden 26 pikë e Maksej 25 pikë, një trio që po bën të ëndërrojnë tifozët e këtij ekipi. Befason Oklahoma Siti, që falë 29 pikëve të Shai mposhti 119-107 Denverin, jashtë fushe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat