Vëllaznimi nuk njeh humbje

Basketboll

Vëllaznimi nuk njeh humbje

Më: 12 mars 2022 Në ora: 23:05
Vëllaznimi nuk njeh humbje

Vëllaznimi vazhdon me fitore në Ligën e Parë të meshkujve, duke marshuar me hapa të sigurt drejt elitës së basketbollit. Skuadra kuqezi ka mundur AS Prishtinën me shifrat 92:55 (37:8, 18:21, 18:10, 19:16). Kjo ishte fitorja e 15-të për skuadrën nga Gjakova nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, kurse prishtinasit kanë pesë fitore e dhjetë humbje.

Fitore shumë të vlefshme ka shënuar Vushtrria në udhëtim ndaj Istogut me rezultat 64:70 (6:17, 23:16, 18:14, 17:23). Vushtrriasit tani ndodhen në vendin e dytë me dhjetë fitore e pesë humbje, ndërsa istogasit janë në vendin e tretë me nëntë fitore e gjashtë humbje.

Takimi mes skuadrave prishtinase Marigona Hill Prishtina-Prishtina e Re përfundoi 87:112 (16:34, 21:24, 17:36, 33:18). Marigona Hill numëron katër fitore e 11 humbje, ndërsa Prishtina e Re nëntë fitore e gjashtë humbje.

Happy Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 86:75 (17:21, 17:12, 30:19, 22:23).

Klinasit kanë gjashtë fitore e nëntë humbje, kurse skuadra nga Drenasi ka një fitore e 14 humbje.

Në ndeshjen e fundit, New Basket ka shënuar fitore ndaj Boreas me rezultat 113:90 (19:18, 38:22, 28:23, 28:27). Prizrenasit regjistruan fitoren e nëntë ndërsa kanë edhe gjashtë humbje, ndërsa pejanët kanë shtatë fitore e tetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat