Penza fiton derbin ndaj Bashkimit

Basketboll

Penza fiton derbin ndaj Bashkimit

Më: 16 mars 2022 Në ora: 23:19
Penza fiton derbin ndaj Bashkimit

Penza ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 78:80 (25:26, 17:17, 12:18, 24:19), në xhiron e dhjetë të Ligës Unike të femrave, që ishte e fundit për garat e rregullta.

Çereku i parë ishte i barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi, e herë tjetra, pa arritur shkëputjen e madhe, ndërsa kjo pjesë përfundoi 25:26. Edhe periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, ku epërsia ndërrohej sa në njërën anë e sa në të tjetrën, duke e bërë sfidën shumë interesante, kurse pjesa e parë përfundoi 42:43.

Në periodën e tretë mysafiret ishin për një nuancë më të mira, ku arritën epërsi prej tetë pikësh 50:58, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 54:61.

Vendaset bënë përpjekje maksimale në dhjetë minutat e fundit, por nuk arritën përmbysjen e madhe, dhe vetëm të afrojnë rezultatin, kurse kampionet e Kosovës triumfuan në fund 78:80.

Te Bashkimi u dalluan Poole Porsche me 20 pikë e tetë asistime dhe Era Shatri me 17 pikë e 12 kërcime, kurse te Penza u dalluan Narlyn Mosquera me 22 pikë e 10 kërcime dhe Hilaire Kaela me 21 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Bashkimi ka pesë fitore e pesë humbje, kurse Penza ka tetë fitore e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat