Flamurtari mbron kreun

Basketboll

Flamurtari mbron kreun

Më: 3 prill 2022 Në ora: 12:37
Flamurtari mbron kreun

Flamurtari kampion qëndron në krye të renditjes edhe pas ndeshjeve të javës së 16-të të Kategorisë së Parë, duke mundur 97-71 Elbasanin. Sfidë e komanduar nga skuadra vlonjate, ku të gjitha titullaret realizuan mbi 10 pikë (Johnson me 24 pikë më e mira).

Pa probleme fiton edhe Partizani i vendit të dytë, që mundi 84-54 Vllazninë në kryeqytet. Baraj me 22 pikë ishyte shënuesja më e mirë për ekipin kryeqytetas. Vuan disi por në fund triumfon edhe Tirana, që mundi 63-58 Studentin në derbin kryeqytetas (Mala 19 pikë).

Kategoria e Parë-Femra, java e 16-të

Tirana – Studenti, 63-58

Flamurtari – Elbasani, 97-71

Partizani – Vllaznia, 84-54

Tirana Barleti Basket (pushim)

Renditja: Flamurtari 29 pikë, Partizani 28 pikë, Tirana 27 pikë, Studenti 26 pikë, Vllaznia 23 pikë, Tirana Barleti Basket 20 pikë, Elbasani 17 pikë, Apolonia 14 pikë*.

*Apolonia u tërhoq nga kampionati pas fazës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat