Penza i bashkohet Prishtinës në finale

Basketboll

Penza i bashkohet Prishtinës në finale

Më: 6 prill 2022 Në ora: 23:43
Penza i bashkohet Prishtinës në finale

Penza ka mundur Bashkimin me rezultat 85:64 (31:14, 14:18, 22:14, 18:18), për të depërtuar në finale të Superligës së Femrave, pasi fitoi serinë gjysmëfinale 2:1.

Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 10:2, e më pas duke dyfishuar epërsinë në 22:11, ndërsa çerekun e parë e fituan me 17 pikë dallim, 31:14. Pejanet vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë në 23 pikë, 39:16, e më pas mysafiret hyn në një seri prej dhjetë pikësh për 39:26, ndërsa pjesa e parë përfundon 45:32.

Megjithatë, kampionet e Kosovës u rikthyen shpejt, ku në periudhën e tretë, sërish ngritën epërsinë, ndërsa rezultati në semafor ishte 67:46, me 21 pikë dallim për vendaset. Në dhjetë minutat e fundit, kampionet menaxhuan epërsinë dhe triumfuan 85:64, duke ju bashkuar Prishtinës në finale.

Te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 22 pikë e dhjetë kërcime dhe Hilarie Kaela me 18 pikë e dhjetë asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Era Shatri me 15 pikë e 13 kërcime, Monique Coker me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Poole Porsche me 17 pikë e shtatë kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat