Vëllaznimi dhe Prishtina e Re në finalen e “Play-off”-it të Ligës së Parë

Basketboll

Vëllaznimi dhe Prishtina e Re në finalen e “Play-off”-it të Ligës së Parë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 23:44
Vëllaznimi dhe Prishtina e Re në finalen e “Play-off”-it të Ligës së Parë

Vëllaznimi dhe Prishtina e Re janë kualifikuar në finalen e “Play-off”-it të Ligës së Parë të meshkujve.

Kampioni përcaktohet me dy fitore dhe do të hyjë në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë me vendin e shtatë të elitës në “Play-out” për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.

Vëllaznimi ka mundur Vushtrrinë edhe në ndeshjen e dytë, 71:83, kurse në ndeshjen e parë kishte fituar 106:67. Kuqezinjtë e kontrolluan lojën nga fillimi, ku shënuan fitore dhe u kualifikuan në finale. Për skuadrën nga Gjakova, kjo ishte fitorja e 20-të, duke mos pësuar asnjë humbje. Michael Green u dallua me 35 pikë.

Prishtina e Re është kualifikuar në finale, pasi edhe në ndeshjen e dytë ka mundur New Basket, kësaj radhe 91:97, kurse sfidën e parë e kishte fituar 72:71. Kjo është hera e parë që skuadra prishtinase gjendet në finale, ndërsa të tentojë të bëjë mrekullinë, duke u inkuadruar në elitë.

Prizrenasit fituan pjesën e parë 50:42, megjithatë, prishtinasit kundërpërgjigjen në pjesën e dytë dhe atë vendimtare, duke fituar me tetë pikë dallim, që i mjaftoi për kualifikim në finale. Dion Haxhosaj u dallua edhe një herë të prishtinasit me 21 pikë e 26 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat