Vashat e Kosovës mposhtin Maqedoninë Veriore

Basketboll

Vashat e Kosovës mposhtin Maqedoninë Veriore

Më: 9 prill 2022 Në ora: 21:58
Vashat e Kosovës mposhtin Maqedoninë Veriore

Kosova (Femrat) ka mundur Maqedoninë Veriore me rezultat 44:66 (12:19, 11:16, 15:9, 8:22) për grupmoshat U14, që po zhvillohet në Therandë.

Dardanet e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 0:7, dhe ishin në epërsi konstante në çerekun e parë, që e fituan 12:19. Vashat e Kosovës vazhduan me lojë të mirë, duke thelluar më shumë epërsinë në 16:28, e më pas e thelluan epërsinë në 20:35, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 23:35.

Pesë minutat e para të periudhës së tretë ishin të barabartë, por maqedonaset ishin paksa më të mira, duke ngushtuar shifrat në 38:44, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, Dardanet nuk lëshuan pe dhe triumfuan 44:66.

Kosova ka një fitore dhe një humbje.

Ndërkohë, nga ora 20:40 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore në konkurrencën e meshkujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat