Super finalja mes Prishtinës dhe Penzës

Basketboll

Super finalja mes Prishtinës dhe Penzës

Më: 10 prill 2022 Në ora: 12:35
Super finalja mes Prishtinës dhe Penzës

Të hënën (nesër) nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja e parë e “play-off”-it ndërmjet Prishtinës dhe Penzës në Superligën e Femrave.

Kjo është finalja e parë, ndërsa kampion i Kosovës shpallet skuadra që shënon tri fitore. Përparësinë e fushës e kanë prishtinaset, pasi përfunduan garat e rregullta në vendin e parë, përkatësisht me 20 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse pejanet ishin në vendin e dytë me 15 fitore dhe pesë humbje.

Kryeqytetaset në gjysmëfinale eliminuan Trepçën, kurse Penza, skuadrën e Bashkimit.

Këto dy skuadra ishin takuar edhe në finale të Ligës Unike, ku fituan bardhekaltret, që triumfuan në edicionin e parë të kësaj gare.

Ndeshjet mes Prishtinës dhe Penzës kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në finalet e kësaj gare. Prishtina do të mundohet të shtojë edhe një trofe në sirtar, ndërsa Penza është kampione dhe synon të mbrojë titullin e fituar edicionin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat