Gauthier Mankenda “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Basketboll

Gauthier Mankenda “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:03
Gauthier Mankenda

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për xhiron e 28-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Prishtina, Gauthier Mankenda.

Sulmuesi anësor i bardhekaltërve pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së tij kundër Malishevës, me rezultat 3:2. Ai përveç se shënoi golin e parë në ndeshje, në vazhdimësi u tregua i rrezikshëm për portën rivale dhe ishte mjaft kreativ në lojë.

Për Mankendan kjo është hera e parë që fiton çmimin “Ylli i Javës” në këtë edicion të garave.

Pas fitores ndaj Malishevës skuadra e Prishtinës është stabilizuar në renditje në pozitën e pestë, me 38 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat