​“Final Four” e Ligës Unike do të zhvillohet në Pejë

Basketboll

​“Final Four” e Ligës Unike do të zhvillohet në Pejë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Liga Unike, përkatësisht faza “Final Four” e saj do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Lajmi e ka konfirmuar Federata e Basketbollit të Kosovës që ka thirrur për sot një konferencë për media ku edhe do të nëshkruhet marrëveshje ndërmjet kësaj federate dhe Klubit të Basketbollit Peja duke filluar nga ora 13:00.

Në gjysmëfinale të Ligës Unike do të përballen Peja-Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli-Teuta.

Në këtë konferencë pritet të zbulohen edhe detaje të reja rreth zhvillimit të kësaj gare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat