Ylli - Peja përballen sonte në finalen e madhe

Basketboll

Ylli - Peja përballen sonte në finalen e madhe

Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:12
Ylli - Peja përballen sonte në finalen e madhe

Dy skuadrat e Kosovës, Golden Eagle Ylli dhe Peja kanë arritur në finale të “Final Four” të Ligës Unike, në edicionin e parë të këtij lloji të organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Në këtë finale do të ballafaqohen Golden Eagle Ylli dhe Peja, në sfidën e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:30.

Skuadra nga Suhareka erdhi në finale pasi e mposhti skuadrën nga Shqipëria, Teutën me rezultat 84-82, kurse Peja triumfoi ndaj Prizrenit 16 me rezultat 98-94.

Para finales, duke filluar nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë ku do të ballafaqohen Teuta me Prizrenin 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat