Flamurtari mposht edhe Partizanin

Basketboll

Flamurtari mposht edhe Partizanin

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:58
Flamurtari mposht edhe Partizanin

Janë luajtur ndeshjet e javës së 21-të dhe të fundit të sezonit të rregullt të kampionatit të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Flamurtari kampion e mbylli kampionatin në vendin e parë dhe do të ketë në favor faktorin fushë në fazën play off.

Vlonjatet fituan në fushën e tyre sot me vështirësi 63-61 ndaj Partizanit, në një ndeshje ku loja e skuadrave ishte me luhatje. Si zakonisht, basketbollistja amerikane Laura Johnson, ishte më e mira për Flamurtarin, me 27 pikë e 20 rebound.

Fiton edhe Vllaznia, që në fushën e saj mundi 80-57 Tirana Barleti Basket, në një takim të komanduar nga vendaset. Dashja me 24 pikë e 18 rebound shkëlqeu për shkodranet, ndërkohë që TBB në këtë ndeshje  u paraqit vetëm me 5 basketbolliste, që luajtën përgjatë gjithë 40 minutave.

Studenti siguron vendin e katërt pas fitores 89-51 që arriti ndaj Elbasanit, ndeshje e luajtur në kryeqytet. Takimi u komandua nga basketbollistet vendase, që patën epërsi në parket. Më e mira në parket ishte Marina Pëllumbi me 27 pikë.

Basketboll-Femra, Kategoria e Parë (java e 21-të)

Studenti – Elbasani, 89-51

Flamurtari – Partizani, 63-61

Vllaznia – Tirana Barleti Basket, 80-57

Tirana (pushim)

Renditja: Flamurtari 37 pikë, Partizani 33 pikë, Tirana 33 pikë, Studenti 31 pikë, Vllaznia 28 pikë, Tirana Barleti Basket 24 pikë, Elbasani 21 pikë, Apolonia 14 pikë*.

*Apolonia u tërhoq nga kampionati pas fazës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat