KBF Junior 06 - një hap drejt titullit të kampionit

Basketboll

KBF Junior 06 - një hap drejt titullit të kampionit

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 1 maj 2022 Në ora: 21:48
KBF Junior 06 - një hap drejt titullit të kampionit.

Bbasketbillistet e KBF “Junior 06” kanë bërë një hap drejt titullit të kampionit. Ato, të dielën, në qendrën sportive “Sezai Surroi” të Prizrenit e kanë mposhtur ekipin e Kerasan Prishtinës me rezultat 55:51

. Ndeshjen e kanë nisur shumë më mirë vendëset të cilat të parat shënuan dhe krijuan epërsi prej 5 pikësh dhe këtë epërsi arritën ta ruajnë gjatë gjithë pjesës së parë të ndeshjes. Me shifrat 29:23 skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë, përkatësisht në çerekun e tretë u prit të shtohet edhe më shumë avantazhi i prizrenaseve, por ndodhi e kundërta.

Vendëset bënin shumë gabime dhe shënuan vetëm 10 pikë, kurse udhëtueset të prira nga Etna Rexhepi e përfunduan këtë pjesë të lojës me rezultat 40:39 në favor të tyre.

Dhjetëminutëshi i katërt ishte dramatik sidomos në finish. Junioret falë realizimit të Nazmije Çukiçit sërish e rikthyen epërsinë në +7 pikë, por kryeqytetaset shfrytëzuan gabimet e vendëseve dhe përsëri barazuan rezultatin.

Në fund, Yllza Uka dhe Yllka Morina me shënime të njëpasnjëshme ia siguan fitoren ekipt të tyre. 55:51 ishte rezultati final i kësaj përballjeje, në të cilën u dalluan: Yllza Uka me 12 pikë, Klea Gashi më 11, si dhe Nazmije Çukiçi, Yllka Morina dhe Merisa Bilalli me nga 10 sosh.

Ndërkaq, tek proshtinaset më të disponuarat për lojë qenë Etna Rexhepi me 22 dhe Olsa Tahiri me 14 pikë të shënuara. “Kemi mundur të shënojmë fitore edhe më bindëse, por lojtaret tona në disa raste bënë gabime të pafalshme dhe erdhëm deri te ky rezultat.

Sidpqoftë duhet të jemi të kënaqur me fitoren, pasi kështu bëmë një hap drejt titullit, të cilin qe katër vjet rresht po e kërkojmë. Pas pak ditësh do ta kemi ndeshjen e dytë. Unë besoj në potencialin tonë dhe shpresoj të shënojmë fitore edhe në ballafaqimin e dytë në Prishtinë…”, ka thënë trajneri Ramush Rushiti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat