Kandidatët e mundshëm për stolin e Los Angelos Lakersave

Basketboll

Kandidatët e mundshëm për stolin e Los Angelos Lakersave

Më: 4 maj 2022 Në ora: 12:00
Kandidatët e mundshëm për stolin e Los Angelos Lakersave

Pas shkarkimit të trajnerit Frank Vogel, skuadra e Los Angeles Lakers është ende në kërkim të një drejtuesi për sezonin e ri në NBA. Trajneri aktual i Toronto Raptors, Nik Nurs, ka dalë nga gara.

“Nuk e di nga kanë dalë zërat se unë do të jem trajneri i Lejkersave. Jam trajner i Toronto dhe jam përqendruar te kjo detyrë,” ka thënë Nurs.

Nga skuadra kaliforniane ka një heshtje totale në lidhje me këtë drejtim, duke u përpjekur të gjejnë një emër që do të jetë në gjendje të rikthejë ekipin në majë. LeBron Xhejms dhe Entoni Dejvis do të jenë dy emrat mbi të cilat do të ndërtohet skuadra e re, që do të ketë edhe mjaft të rinj të talentuar e të etur për fitore.

Endrra e drejtuesve të Lejkersit është trajneri i Filadelfia-s, Dok Rivers, që është ende në garë për titullin kampion këtë sezon. Një tjetër kandidat është Kuiin Snajder, që prej 8 sezonesh drejton ekipin e Juta Xhaz. Një emër surprizë është Mark Xhekson, që në 8 vitet e fundit ka bërë detyrën e gazetarit të ndeshjeve të NBA-së, që kur u largua nga stoli i Golden Stejtit.

I vetmi emër për të cilët Lakers janë interesuar zyrtarisht është ai i Darvin Ham, që aktualisht mban pozicionin e zv.trajnerit te skuadra e Milluokit.

Ai ka nisur karrierën e trajnerit në vitin 2011 pikërisht si asistent në stolin e Lejkersit, që kanë kërkuar leje për të biseduar me të. Një emër pak i njohur, por për 48-vjeçarin Ham, flitet mirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat