Miami tregon forcën

Basketboll

Miami tregon forcën

Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:43
Miami tregon forcën

Në Perëndim, Phoenix udhëheq 2-0 serinë e gjysmëfinaleve play off ndaj Dallas, duke fituar sot 129-109. Ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, që i shfrytëzoi në maksimum dy sfidat në fushën e saj. Booker me 30 pikë e Chris Paul me 28 pikë bënë diferencën në parket për Suns, ndërsa për Dallas u dallua Doncic me 35 pikë, por që s’mjaftuan për të efituar humbjen.

Po 2-0 udhëheq serinë e ndeshjeve gjysmëfinale edhe Miami Heat, që në Lindje mposhti sot 119-103 Philadelphia. Skuadra nga Florida i fitoi të dyja sfidat në fushën e saj. Në këtë përballje të dytë, për skuadrën vendase u dalluan Adebayo me 23 pikë e Butler me 22, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Maxey për Philadelphia, ku vijon të mungojë Embiid, i dëmtuar.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia, 119-103 (2-0)

Boston – Milwaukee, (1-1)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas, 129-109 (2-0)

Memphis – Golden State, (1-1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat