Ndeshje atraktive në NBA

Basketboll

Ndeshje atraktive në NBA

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:58
Ndeshje atraktive në NBA

Skuadrat e Milluokit dhe Golden Stejtit, kanë epërsi 2-1 në fitore, në përballjet me Bostonin, respektivisht Memfisin, në kuadër të gjysmëfinales në Konferencat e basketbollit në NBA.

Kampioni aktual Milluoki, i udhëhequr nga Janis Antetokounmpo, me 42 pikë, 12 kërcime dhe 8 asiste, mundi Boston Selltikun me rezultat 103-101.

Në Konferencën e Perëndimit, Golden Stejti, në terrenin vendas deklasoi Memfisin, duke e mundur me rezultat 142-112, për të krijuar epërsi 2-1 në fitore. Kujtojmë se edhe dy takimet e tjera, mes këtyre skuadrave, do të zhvillohen në Memfis dhe San Francisko.

Ndërkohë sonte do të zhvillohet takimet e katërta në mes Dallasit dhe Feniksit, si dhe Filadelfisë dhe Majamit. Dallasi dhe Majami kanë epërsi 2-1 në prag të sfidës së katërt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat