Trajneri i vitit në NBA

Basketboll

Trajneri i vitit në NBA

Më: 11 maj 2022 Në ora: 13:05
Trajneri i vitit në NBA

Trajneri i Feniks Sans, Monti Uiliams, është shpallur trajneri më i mirë në NBA për këtë sezon. Uiliams kreu një punë fantastike te skuadra e Feniksit, pasi që në sezonin e rregullt, regjistroi 64 fitore dhe 18 disfata.

Me këtë rast, Monti Uiliams, u bë trajneri i tretë i Feniksit që merr këtë çmim, i cili mban emrin “Red Auerbah”, dhe në këtë garë arkëtoi 458 pikë.

Më afër fituesit ishte Tejlor Xhenkins nga Memfis Grizli që mori 270 vota dhe strategu i Majami Hit, Erik Spollstra, me 72 pikë.

Ndryshe strategu i Feniks Sans ka marrë këtë mirënjohje nga basketbollistët, ndërsa në këtë event ishte edhe pjesa më e madhe e familjes së tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat