Strumica, pëson “Çair 2030”

Basketboll

Strumica, pëson “Çair 2030”

Më: 12 maj 2022 Në ora: 14:42
Strumica, pëson “Çair 2030”

Skuadra e basketbollit “Strumica”, është anëtari më i ri i Superligës në Maqedoni. Skuadra e Strumicës triumfoi edhe në përballjen e dytë të plej offit, duke eliminuar skuadrën e Shkupit.

Në palestrën sportive “Shaban Trstena” në Çair, skuadra Strumicës shënoi fitore me rezultat 104-91 dhe me 2-0 në fitore, siguron biletën e garës elitare të basketbollit vendas.

Se kush do të jetë skuadra e dytë që do të inkuadrohet në Superligën e Maqedonisë, në sezonin 2022/23, do të mësohet nga përballja e tretë në mes skuadrave të Vardarit dhe Çair 2030. “Kuqezinjët” përgatitën një befasi të madhe, duke triumfuar në takimin e dytë me rezultat 85-81, duke barazuar rezultatin në 1-1 në fitore.

Përballja e tretë do të zhvillohet më 14 maj në terrenin e skuadrës “Çair 2030”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat