Grumbullimi i dytë i Kosovës U16

Basketboll

Grumbullimi i dytë i Kosovës U16

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:07
Grumbullimi i dytë i Kosovës U16

Të premten (nesër) do të mbahet grumbullimi i dytë i Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve. Grumbullimi do të bëhet në palestrën “Don Bosko” nga ora 16:00.

Ky është grumbullimi i dytë i kësaj grupmoshe dhe do t’i ndihmojë përzgjedhësit Valentin Spaqi të shohë nga afër formën e lojtarëve për të zgjedhur basketbollistët më të mirë për FIBA European Championship, Divizioni C, që do të mbahet në Prizren nga 12 deri më 17 Korrik.

Basketbollistët e ftuar: Erijon Gashi (Prishtina e Re), Yll Nuradini (Vushtrria), Erdin Abazgjik (Trepça), Lind Osmani (Marigona Hill Prishtina), Anid Mehmeti (Trepça), Kron Xhemajli (Marigona Hill Prishtina), Oltion Shatri (Istog), Bener Mitrovica (Neë Basket), Drin Halili (Vushtrria Basket), Anes Krasniqi (Marigona Hill Prishtina), Elvin Morina (Vushtrria), Jon Hazeraj (New Basket), Elber Skenderi (New Bakset), Elon Hasanaj (Peja), Eris Spahija (Peja), Trim Isniqi (Peja), Qemal Krasniqi (Peja), Eden Cingu (Ylli 04) dhe Eris Xheravina (Ylli 04).

Kosova do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat