Reali përmbysi Barcelonën dhe sfidon Efesin në finale

Basketboll

Reali përmbysi Barcelonën dhe sfidon Efesin në finale

Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:11
Reali përmbysi Barcelonën dhe sfidon Efesin në finale

Skuadra turke e Anadolu Efes dhe ajo spanjolle e Real Madridit, janë dy finalistët e edicionit 2021-2022 të Euroligës në basketboll për meshkuj. Ndeshjet gjysmëfinale të “Final Four” u zhvilluan në Beograd, ku nuk munguan befasitë.

Kampionët në fuqi të Anadolu Efes fituan falë një gjuajtje të saktë në sekondën e fundit nga distanca të Micic (15 pikë).

Një ndeshje që dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, por turqit treguan se janë kampionët në fuqi dhe e merituan fitoren. Më të mirët në këtë ndeshje ishin Larkin me 21 pikë e Brajant me 16 për turqit. Për Olympiakosin, u dallua MekKisiç me 12 pikë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Real Madrid fitoi 86-83 ndaj Barcelonës në derbin spanjoll. Edhe këtu një rezultat i papritur, pasi katalanasit udhëhiqnin me 11 pikë, pas përfundimit të pjesës së parë, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e ekipit madrilen.

Për Barcelonën u dallua Mirotic me 26 pikë, por që smjaftuan për të evituar humbjen. Për Rea Madrid, Yabusele e Causeur realizuan nga 18 pikë secili, mbështetur edhe nga Llull me 15 pikë. Finalja do të luhet më 21 maj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat