Trepça në festë

Basketboll

Trepça në festë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:56
Trepça në festë

Klubi basketbollistik, Trepça dje arriti të kualifikohej në finalen e madhe të play-offit, duke e eliminuar Pejën.

Mitrovicasit triumfuan 81:76 në ndeshjen e katërt gjysmëfinale dhe me serinë 3:1, arritën kualifikimin në finale, ku do të përballen me Golden Eagle Yllin.

Pas këtij suksesi, Trepça doli me një komunikatë, duke i falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për suksesin e arritur këtë sezon.

"Falënderim! Sot kur Klubi ynë është në finalen e tretë për këtë vit, nuk mundemi pa i falënderu të gjithë ata që kontribuan në udhëtimin tonë deri këtu.Jemi shumë falenderues ndaj të gjithë sponsorëve, të cilët pa hezitim iu bashkangjitën misionit dhe vizionit të klubit tonë;Shtabin Teknik në krye me Dirigjentin Ljubomir Minchev;

Lojtarët që e kanë deshmuar se e japin edhe atomin e fundit për klubin, pa marrë parasysh vështirësive qe i kanë pasur!Të jeni të bindur që askush më shumë se ata që derdhin djersë nuk e dëshirojnë fitoren.

Stafin e klubit që shërbyen pa u kursyer asnjëherë.TORCIDA e cila asnjëherë deri më sot nuk e la klubin e zemrës vetëm, pavarësisht kohërave të vështira dhe të mira!Qytetarët e Mitrovicës që në secilën shtëpi, pa dallim moshe dhe gjinie ishin me klubin e zemrës.

Ne si menaxhment, jemi munduar të japim më të mirën dhe të konsolidojmë klubin që të ketë një rrugëtim sa më të mirë në të gjitha fushat ku veprojmë.Ju jemi shumë mirenjohës që besuat në punën tonë të deri tanishme!", shkruan në faqen e KB Trepça.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat