Kosova përgatitet për disa gara

Basketboll

Kosova përgatitet për disa gara

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:10
Kosova përgatitet për disa gara

Kombëtaret e Kosovës gjatë muajit verës do të jenë të pranishëm në gara ndërkombëtare.

Në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në konkurrencën e femrave, vashat Dardane do të garojnë në Grupin A, së bashku me Qipron, Andorrën, Norvegjinë dhe Maltën. Kampionati mbahet nga 28 Qershori deri më 3 Korrik në Qipro.

Djemtë dardanë zhvillojnë ndeshjen me Danimarkën më 30 qershor në kuadër të FIBA EuroBasket Pre- Qualifiers. Kosova është në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë ku renditet e dyta me tre pikë të grumbulluara njëjtë sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë.

Vashat e Kosovës U20 garojnë në Divizionin B dhe kanë një short shumë të vështirë. Në Grupin C do të sfidojnë Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedonia Veriore. Kampionati zhvillohet në Shkup nga 9 deri më 17 Korrik në Shkup.

Në Evropianin e Divizionit C që do të mbahet në Kosovë do të garojnë tetë shtete që janë ndarë në dy grupe. Kosova U16 e meshkujve do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Kampionati zhvillohet 12 deri më 17 Korrik.

Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnja e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 Gusht.

Kosova U20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat