KBF Junior 06 e Prizrenit gjunjëzon Buduçnostin në Podgoricë 

Basketboll

KBF Junior 06 e Prizrenit gjunjëzon Buduçnostin në Podgoricë 

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 11 qershor 2022 Në ora: 19:45
KBF Junior 06 e Prizrenit gjunjëzon Buduçnostin në Podgoricë 

Miqësorja e parë ndërkombëtare në basketboll për vashat U-16!

Basketbollistet e KBF “Junior 06” e kanë nisur mbarë turneun dyditor në Mal të Zi. Ato në palestrën e bukur Bemax Arena në Podgoricë e kanë mposhtur ekipin e Buduçnostit me rezultat 57:48.

Loja ka nisur rivalitet dhe me kujdes të të dyja skuadrave. Megjithatë ekipi vendës luajti pak më mirë dhe në fund të pjesës së parë krijoi epërsi prej 9 pikësh. Me shifrat 28:19 skuadrat shkuan në pushim.

Image

Pjesa e dytë ishte shumë më ndryshe. Trajneri Ramush Rushitoi kërkoi nga lojtaret të aplikojnë mbrojtje të fortë dhe sulm më efikas.

Kjo dhe loja presing ndryshoi dukshëm balancin e lojës. Basketbollistet e KB “Junior 06” së pari barazuan rezultatin e më pastaj edhe kaluan në avantazh. Ndërkohë, finishi i takimit i takoi plotësisht prizrenaseve të cilat e mbyllën duelin me shifrat 57:48.

Etna Rexhepi me 15 dhe Vesa Krasniqi me 14 pikë qenë lojtaret më të dalluara tek skuadra kosovare, kurse tek malazezet u veçua Milena Vujoviç me 23 pikë të realizuara.

Nesër në orën 12 ekipi Junior 06 takohet në Ulqin me skuadrës kampione të WABA Ligës, KBF “Primorje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat