Në Prishtinë organizohet gara e basketbollit 3x3, premtohet spektakël

Basketboll

Në Prishtinë organizohet gara e basketbollit 3x3, premtohet spektakël

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Për herë të parë në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë, do të organizohet një ngjarje prestigjioze siç është Challenger 3x3 Prishtina. Në sportin e basketbollit.

Organizator i këtij eventi madhështor është klubi 3x3 Prishtina në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Për dy ditë me radhë do të jetë një spektakël i madh i 3x3. Në këtë Challenger do të marrin pjesë 12 ekipe të huaja dhe 4 ekipe nga Kosova..

Shpërblimin për vendin e parë, dytë dhe të tretë në total është 40 mijë euro. Po ashtu finalistët kualifikohen për në Debrecen të Hungarisë, në Masters, në eventin më të madh që mbahet.

Para fillimit të ngjarjes, do të mbahet një konferencë për media ku do të flasin Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Drejtori i klubit 3x3 Prishtina, Fisnik Juniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat