Premtohet spektakël

Basketboll

Premtohet spektakël

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:50
Premtohet spektakël

Të enjten mbrëma në sheshin “Zahir Pajaziti” është organizuar konferenca e parë për media kushtuar garës ndërkombëtare FIBA 3x3 Challenger që do të mbahet më 16 e 17 korrik në Prishtinë.

Në konferencën e parë për media ishin të pranishëm Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Drejtori i klubit 3x3 Prishtina, Fisnik Juniku, të cilët u zotuan se ky event do të jetë një spektakël i vërtetë.

Për herë të parë në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë do të organizohet një ngjarje prestigjioze siç është Challenger 3x3 Prishtina.

Organizator i këtij eventi madhështor është klubi 3x3 Prishtina në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Në këtë Challenger do të marrin pjesë 12 ekipe të huaja dhe 4 ekipe nga Kosova (përmes Wild Card).

Shpërblimin për vendin e parë, dytë dhe të tretë në total është 40 mijë euro. Po ashtu finalistët kualifikohen për në Debrecen të Hungarisë, në Masters, në eventin më të madh që mbahet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat