Curry: Titulli më i vështirë

Basketboll

Curry: Titulli më i vështirë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:55
Curry: Titulli më i vështirë

Shampanjë e merituar në dhomat e zhveshjes për basketbollistët e Golden State Warriors, që sot u shpallën kampion në NBA (mundën 4-2 me ndeshje Boston Celtics). Dhe padyshim që më i lumturi është Stephen Curry, që mban në krahë dy trofe, edhe atë MVP të lojtarit më të mirë.

“Ky titull është ndryshe nga të tjerët. Tri të parët kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe kemi kaluar shumë momente të vështira për të ardhur sërish në majë. Tani unë, Klay, Draymmond dhe Andre kemi nga katër tituj secili me këtë fanellë.

Kjo është speciale për të gjithë ne, për këtë gruip, për atë që ne kemi arritur”, tha Curry.

“Dy muajt e fundit kanë qenë shumë emocionues, brenda dhe jashtë fushe. Çdo ditë përballeshe fort me shumë të papritura e emocione për të realizuar ëndrrën, duke menduar atë që ke kaluar, vështirësitë. Ky titull mban me vete shumë emocione, që e bëjnë ndryshe nga të tjerët”, u shpreh Stephen Curry.

“Kujtoj të gjithë ata që dyshonin tek ne, por ja ku jemi, kampionë të NBA-së. Kjo është surreale. Nuk dija se çfarë do të sillte ky sezon, pasi për dy muaj isha i dëmtuar, kishim vështirësi. Por në momentin e duhur ishim të gjithë së bashku dhe gati. Dhe ia dolëm mbanë, pasi ai që vlen më shumë është identiteti ynë”, tha Curry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat