Irvingu ka vendosur

Basketboll

Irvingu ka vendosur

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:47
Irvingu ka vendosur

Basketbollisti amerikan me eksperiencë, Kajri Irving, prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes në NBA.

Mediat amerikane spekulluan se ai mund të largohej nga Bruklin Nets, mirëpo 30-vjeçari vendosi të përdorë opsionin e kontratës aktuale dhe të luajë edhe një sezon tjetër te skuadra e njëjtë.

Vazhdimi i qëndrimit të Irvingut te Bruklini, do t’i sjellë atij 37 milionë dollarë në sezonin 2022/23. Bruklini nuk dëshironte t’i ofrojë një kontratë maksimale për katër vitet e ardhshme, dhe arsyeja për këtë është mungesa e tij e shpeshtë nga fusha, për shkak të lëndimeve apo refuzimit për të marrë vaksinën kundër ”Covid-19”.

SKuadra e Los Anxhelos Lejkers, ishte e vetme, e interesuar për shërbimet e Irvingun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat