Kapen sërish me njëri-tjetrin

Basketboll

Kapen sërish me njëri-tjetrin

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:44
Jenner dhe Devin Booker

Vetëm dy javë pasi Kendall Jenner dhe Devin Booker vendosën të kalonin disa kohë të ndarë, ish-çifti thuhet se u panë së bashku në The Hamptons.

Top modelja dhe ylli i NBA-së u panë duke mbërritur së bashku me një makinë të zezë në dyqanin e pijeve McNamara në Bridgehampton rreth orës 17:00. të premten, 1 korrik.

“Nuk ka asnjë foto, por ata të dy dukeshin në humor të mirë ndonëse nuk bënë asnjë veprim shumë të afërt” -tha një burim për ‘Us Weekly’. Dhe rezulton se Jenner i qëndroi besnike markës së saj duke ‘blerë një shishe me Tequila-n e saj 818, për të cilën njerëzit në dyqanin e pijeve bënin shaka’. Duket sikur Jenner dhe Booker po përgatiteshin për një festë në lagjen luksoze Long Island, New York.

Së bashku me tekilën, ata blenë edhe një kuti Whispering Angel Wine përpara se të dilnin nga dyqani.

Jo shumë kohë pasi bëri blerjet, Jenner publikoi në faqen e saj në Instagram një seri fotosh. Postimi përfshinte foto të supermodeles duke mbajtur në dorë një shishe me 818, së bashku me fotot e njerëzve duke konsumuar pije dhe ushqime, të cilat duket se janë bërë të gjitha ndërsa ajo ishte në The Hamptons.

Kjo dalje është në fakt hera e dytë që dyshja shihen së bashku që kur ndarja e tyre u bë kryefjalë e mediave në fillim të këtij muaji. Vetëm të dielën e kaluar, ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ dhe ylli i ‘Phoenix Suns’ u panë në Malibu. “Ata dukeshin shumë komod,” -tha një dëshmitar okular për ‘InTouch’. “Ata po rrinin në katin e dytë. Të gjithë po argëtoheshin!”

Jenner dhe Booker u tha se ishin ndarë pas dy vitesh së bashku në fillim të këtij muaji pasi një burim zbuloi se dyshja ‘po e kalonin këtë kohë duke  u fokusuar tek vetja dhe për të kuptuar nëse një e ardhme së bashku është ajo që u duhet’. Kjo erdhi pasi morën pjesë në dasmën e motrës së saj Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në maj.

“Dasma me të vërtetë i vendosi gjërat në perspektivë”-tha burimi në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke shtuar, “ata janë ende super miq dhe mbështesin njëri-tjetrin” pavarësisht se u ndanë. Dyshja u lidhën gjatë verës 2020 dhe më pas ata e zyrtarizuan lidhjen në ditën e Shën Valentinit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat