Përquku, asistuesja më e mirë

Basketboll

Përquku, asistuesja më e mirë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:12
Përquku, asistuesja më e mirë

Kapitenia e Kosovës, Arbnore Përquku njihet për asistimet e saj gjatë ndeshjeve.

Kështu ndodhi edhe në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.

Përquku ishte asistuesja më e mirë në këtë Evropian. Basketbollistja e trofeshme kosovare kishte 24 asistime për katër ndeshje, apo gjashtë asistime për ndeshje.

Në vend të dytë ishte Veatriki Akathiotou e Qipros me 5.5 për ndeshje, kurse e treta Astera Tuhina me 5.3 për ndeshje. ‎

Në përgjithësi, Arbnorja kishte 7.8 pikë për ndeshje, 3.5 kërcime dhe gjashtë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat