Tifozët bëhen nostalgjikë për Kobin

Basketboll

Tifozët bëhen nostalgjikë për Kobin

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:15
Tifozët bëhen nostalgjikë për Kobin

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit Tomas Brajant. Një mbiemër shumë i dashur për tifozerinë e kësaj skuadre dhe për NBA-në, pasi te skuadra nga Los Anxhelosi ka luajtur legjenda Kobi Brajant, i ndarë nga jeta, dy vite më parë.

Gjithsesi, mes dy lojtarëve nuk ka asnjë lidhje veç mbiemrit të njëjtë.

Tomas Brajant, 25 vjeç, është një shtatlartë, që luan në pozicionin e qendrës dhe do të jetë krahu i djathtë i Entoni Dejvisit. Te Lakers vendosën të marrin një lojtar të ri edhe pse kontrata e tij është vetëm për një sezon.

Brajant ishte pa kontratë dhe sezonin e fundit ka luajtur me Uashingtonin. Sezonin e fundit pati një dëmtim të rëndë dhe luajti 27 ndeshje (9 si titullar). Ai do të jetë shansin të tregojë aftësitë e tij në një ekip me shumë yje, me shpresën që mbiemri që ai mban të jetë sërish i suksesshëm me Lejkersin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat