Andorra në finale

Basketboll

Andorra në finale

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 00:10
Andorra në finale

Andorra ka mundur Shqipërinë me rezultat 63:60, në një ndeshje shumë interesante, ku është vendosur në momentet e fundit.

Kuqezinjtë e kërkuan fitoren deri në fund, megjithatë, ishin andorrasit më të vëmendshëm dhe shënuan fitore me tri pikë dallim për tu kualifikuar në finale, ku do të përballen me Armeninë, kurse Shqipëria do të luajë ndaj Kosovës për vendin e tretë.

Ndeshja për vendin e tretë zhvillohet të dielën nga ora 18:15, kurse nga ora 20:30 do të zhvillohet finalja.

Në ndeshjet për vendet 5-8, Moldavia ka mundur San Marinon me rezultat 56:70, ndërsa Malta mundi Gjibraltarin 57:60.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat