Dardanët munden nga Tulipanët

Basketboll

Dardanët munden nga Tulipanët

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 20:15
Dardanët

Kosova ka pësuar humbjen e tretë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18.

Dardanët e rinj janë mundur nga Holanda me rezultat 44:78 (7:23, 10:13, 11:20, 16:22).

Derisa për basketbollistët e Kosovës ishte humbja e tretë në tri ndeshje, për Tulipanët ishte fitorja e parë.

Fillimi i mirë u dha komoditet në vazhdim të ndeshjes. Çerekun e parë e fituan 7:23 dhe këtë epërsi e rritën në vazhdim të ndeshjes, duke fituar 44:78.

Te Kosova u dallua Olsi Kurtaj me 21 pikë e pesë kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat