Kosova përballë Irlandës

Basketboll

Kosova përballë Irlandës

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 15:33
Kosova

Kosova të premten (nesër) do të përballet me Irlandën nga ora 14:00.

Kjo sfidë zhvillohet në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B për meshkuj U18.

Ndeshja do të zhvillohet për vendet 17-22. Tashmë Dardanët e rinj janë në grupin e ri, së bashku me Norvegjinë dhe Irlandën. Humbja nga Norvegjia bartet nga Grupi B, ku basketbollistët e Kosovës kishin pësuar 59:50, ndërsa Irlanda-Norvegjia do të zhvillohet të shtunën.   

Në grupe, Kosova kishte pesë humbje, në pesë ndeshje të zhvilluara.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat