​FBK nis procedurat për licencimin e klubeve të basketbollit

Basketboll

​FBK nis procedurat për licencimin e klubeve të basketbollit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) prej 08 deri më 13 Gusht 2022 (në ora 12:00) e ka hapur Thirrjen për Aplikim për Plotësim të Kritereve për Licencim të Klubeve të Superligës së Meshkujve dhe Superligës së Femrave për edicionin 2022/23.

Federata e Basketbollit e Kosovës tashmë i ka njoftuar ekipet e Superligës së Meshkujve, dhe Superligës së Femrave, kurse afati i caktuar nga FBK (13 Gusht, ora 12:00) vlen për të gjitha klubet e Superligës së Meshkujve dhe Superligës së Femrave pa asnjë përjashtim. Skuadrat të cilat pas afatit i dërgojnë materialet për plotësim të kritereve, nuk do të merren parasysh.

Komisioni për Licencim i FBK-së më 15 Gusht do t’i shqyrtojë aplikacionet e dërguara nga klubet në FBK, kurse më 16 gusht, Bordi i FBK-së do t’i shqyrtojë aplikacionet e propozuara për licencim nga Komisioni për Licencim.

Ndërsa më 17 e 18 Gusht do të hapet afati për ankesa në FBK (nëse do të ketë të tilla), të cilat do të shqyrtohen nga Komisioni Arbitrar i FBK-së më 19 Gusht. Ky i fundit do t’ia dërgoj Bordit të FBK-së propozimet dhe kështu më së largu më 22 Gusht do të miratohet lista përfundimtare e klubeve të licencuara për të garuar në edicionin e ri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat