E konfirmuar: Dardan Berisha rikthehet te Sigal Prishtina

Basketboll

E konfirmuar: Dardan Berisha rikthehet te Sigal Prishtina

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:24
Dardan Berisha

Njëri prej basketbollistëve më të mirë Dardan Berisha, e njoftoi dje largimin nga klubi i Pejës përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Ndërkaq, tanimë nuk është sekret destinacioni i radhës i Dardan Berishës, ku ky i fundit pritet që së shpejti të konfirmohet si lojtari më i ri i gjigantit kosovar, Sigal Prishtina.

Lajmi që Berisha do t’i bashkohet Sigal Prishtinës është konfirmuar nga burime të KosovaPress, ku tani kanë mbetur të kompletohen edhe detajet përfundimtare të kontratave.

Kjo nuk është hera e parë që basketbollisti 33 vjeçar rikthehet në Prishtinë, pasi që e kishte bërë këtë gjë edhe përgjatë viteve 2013-2015, 2015-2016, në sezonin 2017 dhe në atë 2017/19.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat