Dustin Thomas në Prishtinë 

Basketboll

Dustin Thomas në Prishtinë 

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 13:21
Dustin Thomas në Prishtinë 

Sigal Prishtina vazhdon me përforcime për edicionin e ri, me synime ql të luftojnë për të gjitha trofetë.  

"MVP" i Ligës Ballkanike, alo-qendra Dustin Thomas vjen te Sigal Prishtina.

Thomas (203cm) alo-qendër me kombësi amerikane 🇺🇸 vjen pas një super-sezoni me Ironi Nahariya në Izrael dhe BIBL. Më parë ka luajtur në Qipro, Finlandë, Francë dhe Izrael.

Me mesatare prej 15.6 pikë, 7.8 kërcime dhe 2.5 asisteve për ndeshje,

Thomas u zgjodh MVP i Ligës Ballkanike për sezonin e rregullt të kaluar, ku më pas ndihmoi skuadrën për ta zënë vendin e në këtë ligë.

Paraqitje fantastike ka pasur edhe në Ligën Nacionale me mesatare prej 14.2 pikë, 7.9 kërcime dhe 2.3 asiste duke ndihmuar skuadrën në promovimin në Elitën Izraelite”, njofton KB SIgal Prishtina.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat