Dachon Burke JR sërish në Kosovë 

Basketboll

Dachon Burke JR sërish në Kosovë 

Nga: K.G. Më: 21 shtator 2022 Në ora: 23:10
Dachon Burke

Basketbollisti Dachon Burke JR i bashkohet Ponte Prizrenit.

Prizrenasit synojnë të janë sa më të kompletuar në secilin repart, me synime që të luftojnë për katërshen e parë dhe për trofe në Kosovë.

“Dachon Burke JR sërish në Kosovë, tani në Ponte Prizreni. 

Skuadra jonë pas marrëveshjes së dyanshme javë më parë ndau rrugët me amerikanin Stewart ku si zëvendësim vjen fundori i shquar i cili la gjurmë vitin e kaluar me Sigal Prishtinën, bëhet fjalë për amerikanin Dachon Burke Jr.

Pas kompletimit të dokumentacionit lojtari në fjalë do debutoj për ekipin”, njofton KB Ponte Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat