Përfundon Klinika për Trajnerët e Basketbollit

Basketboll

Përfundon Klinika për Trajnerët e Basketbollit

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 14:23
Përfundon Klinika për Trajnerët e Basketbollit

Të dielën (sot) ka përfunduar Klinika për Trajnerët e Basketbollit, që u organizua nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Në këtë Klinikë, për dy ditë me radhë, kanë ligjëruar trajnerët e mirënjohur, Oktay Mahmuti dhe Jukka Toijala.

Ata për dy ditë kanë ligjëruar para trajnerëve kosovarë, ku numri i tyre ishte mjaft i madh.

Në ditën e dytë, sot, Mahmuti ka ligjëruar me temën Sulmi Pick & Roll. Ai me përvojën e tij shumë vjeçare ka treguar se si sulmi të jetë më i suksesshëm. Në fund ka dhënë mesazh për trajnerët që të punojnë sa më shumë për të pasur suksese.

Toijala ka ligjëruar me temën Ndërtimi i Koncepteve të Sulmit të Përfaqësueses së Estonisë.

Ligjëratat nga Mahmuti dhe Toijala janë mirëpritur nga trajnerët e pranishëm, duke u vlerësuar si shumë të nevojshme për zhvillim sa më profesional. Mahmuti ka përvojë të gjatë në basketbollin evropian, si një trajner shumë i suksesshëm në Euroligë dhe me shumë trofe të fituar në Turqi, kurse Toijala është përzgjedhës i Estonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat