Ndeshja finale zhvillohet të premten

Basketboll

Ndeshja finale zhvillohet të premten

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 11:12
Ndeshja finale zhvillohet të premten

Në Mitrovicë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të Grupit A të kualifikimeve për FIBA Europe Cup.

Në sfidën e parë, skuadra belge, Antwerp shënoi fitore ndaj Petrolina AEK me rezultat 76:60, duke u kualifikuar në finale.

Ata do të përballet me Sportingun, që në një ndeshje tepër interesante mundi Gottingenin 84:83, me një gjuajtje të lirë në sekondën e fundit.

Ndeshja finale zhvillohet të premten nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në grupet e kësaj gare evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat