Sporting-u kualifikohet nga Mitrovica

Basketboll

Sporting-u kualifikohet nga Mitrovica

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 23:17
Sporting-u kualifikohet nga Mitrovica

Sportingu i Lisbonës ka triumfuar në kualifikimet e Grupit A të FIBA Europe Cup dhe do të jetë pjesë e grupeve në këtë garë.

Të gjitha ndeshjet kualifikuese të këtij grupi janë zhvilluar në “Minatori” të Mitrovicës, me një atmosferë fantastike dhe organizim të jashtëzakonshëm.

Portugezët në finale kanë mundur Anwerp-in e Belgjikës me shifrat 98:85.

Por, në grupe u kualifikua edhe skuadra belge.

Pjesë e grupeve të kësaj lige është edhe kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, që është shortuar me Hapoel Galil nga Izraeli dhe dy skuadrat gjermane, Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat