NBA nis numërimi mbrapsht

Basketboll

NBA nis numërimi mbrapsht

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 14:51
NBA nis numërimi mbrapsht

Më 18 tetor do të luhen ndeshjet e para të sezonit 2022-2023 në NBA.

Të gjithë janë në ndjekje të skuadrës kampione të Golden State, që do të debutojë ndaj rivalëve të Lakers, në një sfidë që konsiderohet spektakolare. Më 18 tetor do të zhvillohet edhe sfida mes Boston Celtics e Philadelphia, dy skuadra të tjera pretendente për titull.

Këtë sezon ka mjaft ekipe që konsiderohen si pretendente për titull, si në Lindje ashtu dhe në Perëndim. Përveç ekipeve të përmendura më sipër, në garë janë edhe Brooklyn nets, Clippers, Milwaukee Bucks e Phoenix Suns. Skuadra që kanë potencialin e duhur për t’ia dalë mbanë dhe të fitojnë “unazën”.

Si kurrë më parë nuk ka kaq shumë skuadra favorite, ndërkohë që edhe bastexhinjtë i kuotojnë këto ekipe shumë pranë njëra-tjetrës.

Golden State Warriors janë në “pole”, por nuk mbeten pas Lakers, Boston, Brooklyn e Bucks. Gjithçka do të varet edhe nga dëmtimet, që vjet kushtëzuan mjaft skuadra të zhgënjejnë në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat