Starton sezoni i ri i Euroleague

Basketboll

Starton sezoni i ri i Euroleague

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 16:22
Starton sezoni i ri i Euroleague

Sot dhe nesër luhen takimet e raundit të parë të sezonit 2022-2023 të Euroleague në basketboll për meshkuj. Ky është eventi më i rëndësishëm kontinental për skuadra, ku marrin pjesë 18 ekipet më të mira në Europë.

Do të mungojnë në këtë turne tri skuadrat ruse (CSKA Moskë, Zenit st.Petersburg dhe Khimki Moskë), të përjashtuara nga eventet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë. Vendin e tyre e kanë zënë Partizan Beograd, Virtus Bolonja dhe Valencia Basket.

Skuadra kampione në fuqi është ajo e Anadolu Efes dhe të gjithë do të synojnë ta zbresin nga froni ekipin turk. Një sezon që parashikohet spektakolar, ku spanjollët, turqit e Armani Milano konsiderohen si favoritë për të shkuar në “final four”.

Sezoni i rregullt do të ketë në total 34 jave (luhet me sistem vajtje-ardhje) dhe tetë ekipet më të mira do të avancojnë në çerekfinake.

Euroleague – Raundi i parë

Villeurbanne – Armani Milano

Panathinaikos – Real Madrid

Maccabi Tel Aviv – Zalgiris Kaunas

Valencia Basket – Baskonia Gasteiz

Bayern Mynih – Fenerbahce

Anadolu Efes – Crvena Zvezda

Alba Berlin – Partizan Beograd

Virtus Bolonja – Monaco

Barcelona – Olympiacos

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat