Kërkohet mbështetje për infrastrukturën sportive

Basketboll

Kërkohet mbështetje për infrastrukturën sportive

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:07
Andreas Zagklis dhe Përparim Rama

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis në kuadër të vizitës në Kosovë, sot së bashku me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Kryetarin Arben Fetahu, Sekretaren e Përgjithshme Elvira Dushku dhe anëtarin e Bordit Valon Bilalli, janë takuar me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, Drejtorin e Sportit, Granit Rugovën, Shefin e Kabinetit, Vllazim Osmani dhe Këshilltaren e Kryetarit, Ermira Gjevori Hatipi.

Gjatë takimit është diskutuar për ndihmën që mundet të japë Komuna e Prishtinës për FBK-në, gjegjësisht infrastrukturën sportive.

Në takim është biseduar se, vendi ynë ka nevojë për një palestër të madhe sportive për organizimin e ngjarjeve madhore evropiane, si dhe ato ndihmëse, ku do të mund të aktivizohen gjeneratat e reja dhe fëmijët.

FBK ka organizuar disa Kampionate Evropiane deri më tani dhe është shquar për organizimin e tyre, duke qenë shembull për shumë vende të tjera.

Në takim është konfirmuar bashkëpunimi i ngushtë mes FBK-së dhe Komunës së Prishtinës dhe FIBA-s.

Në fund të takimit, Andreas Zagklis i ka dhuruar Ramës fanellën me numër 1 të Përfaqësueses së Kosovës dhe një dhuratë për të parin e të kryeqytetit të Kosovës, që i dhuroi Hyjneshën në Fron, që simbolizon qytetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat