Vetëm 7 skuadrat në start

Basketboll

Vetëm 7 skuadrat në start

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:08
Vetëm 7 skuadrat në start

Këtë fundjavë do të nisë sezoni 2022-2023 në basketboll për femra, një kampionat që gjithnjë e më shumë po “hyn në ujë” për sa i përket numrit të skuadrave pjesëmarrëse. Këtë vit është regjistruar numri më i ulët i ekipeve për të rritura në historinë e këtij sporti, pjesëmarrëse në eventet zyrtare: Vetëm 7 ekipe!!!

Pra, një kampionat të rriturash me vetëm 7 skuadra, ndërkohë që nga harta e basketbollit të femrave janë zhdukur prej vitesh e vazhdojnë të fshihen mjaft qytete që kanë mbajtur peshë në këtë sport e kanë patur ekipe kampione. Prej vitesh mundojnë ekipe si Skënderbeu, Apolonia, Luftëtari, Përmeti, Burreli etj.

Edhe pse flitet me të madhe për një rritje niveli e rivaliteti, duke sjellë basketbolliste të huaja, çuditërisht numri i ekipeve bie ndjeshëm nga sezoni në sezon. Një kampionat ku luhet vetëm për titullin, ndërkohë që nëse renditesh i fundit nuk ka asnjë problem, pasi sërish do të jesh aty.

Një gjendje e rëndë kjo e basketbollit të femrave, pasi në kampionatin e të rriturave ka skuadra vetëm nga katër qytete: Tirana (4 skuadra), Vlora, Elbasani e Shkodra. Një turp apo një skandal, pasi basketbolli i femrave po shuhet dita-ditës në qytetet e tjera edhe pse tek-tuk gjejmë ekipe moshash, që luajnë në kampionate.

E ardhmja duket ende e zymtë, pasi një nga 7 ekipet e regjistruara këtë sezon është privat dhe historja e 20 viteve të fundit ka treguar se këto ekipe shpesh janë zhdukur. Gjithsesi, FSHB-ja duhet të hedhë sytë nga këto qytete të fshira (shpesojmë përkohësisht) nga harta e basketbollit, për t’i rikthyer, duke nisur me projekte konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat