Bucks debutojnë me fitore

Basketboll

Bucks debutojnë me fitore

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 13:37
Bucks debutojnë me fitore

Humbja e dytë radhazi në po kaq ndeshje të luajtura në kampionat për Lakers, që u mundën 103-97 nga Clippers në debin e Los Anxhelos. Një ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës, vendosur vetëm në fundin e saj.

Vendimtar stoli i Clippers, nga ku erdhën 43 pikë, duke mos patur një lider në fushë, por kolektivitet.

Te Lakers u dalluan Walker me 26 pikë, Davis me 25 e James me 20 pikë, por që s’mjaftuan, pasi pjesa tjetër e skuadrës ishte në heshtje.

Debuton me fitore në NBA skuadra e Milwaukee Bucks, që mundi 90-88 në sekondat e fundit Philadelphia. James Harden realisoi 31 pikë, por që s’mjaftuan për Philadelphia për të fituar, ndërsa për Bucks u dallua Giannis me 21 pikë e 13 rebound.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat