Super derbi mes Trepçës dhe Pejës

Basketboll

Super derbi mes Trepçës dhe Pejës

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:27
Super derbi mes Trepçës dhe Pejës

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligë.

Takimi i parë, por shumë i rëndësishëm do të zhvillohet ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit. Prizrenasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse Vreshtarët dy fitore e nëntë humbje, andaj ky duel është shumë i vlefshëm për të dy skuadrat.

Vëllaznimi do të përballet me Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë pas fitores ndaj Pejës janë të motivuar për një ndeshje tjetër të madhe, ndërsa ndeshen me Yllin, që hyn me pesë fitore radhazi në elitë pas katër humbjeve radhazi, ndërsa skuadra nga Gjakova ka pesë fitore e gjashtë humbje.

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet mes Trepçës dhe Pejës. Mitrovicasit hyjnë në këtë takim pas dy humbjeve radhazi, ashtu si edhe pejanët që kishin tetë fitore radhazi, prandaj është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. ‘Xehetarët’ kanë gjashtë fitore e pesë humbje, kurse verdhezinjtë tetë fitore e dy humbje. Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj do të jetë një super duel në ‘Minatori’ të dielën. Duelin e parë të këtij edicioni e kishin fituar pejanët 83:72.  

Për shkak të paraqitjeve të prishtinasve në garave ndërkombëtare, Bashkimi-Sigal Prishtina do të zhvillohet më 1 dhjetor.

Prince Caffe Superliga – Java 12

E shtunë

19:00 Ponte Prizreni - Rahoveci    

E diel

17:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli

19:00 Trepça - Peja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat