Fitore për Golden State

Basketboll

Fitore për Golden State

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 12:11
Fitore për Golden State

Skuadra kampione e Golden Statet mundi Minesotën me rezultat 137-114, duke qëndruar në grupin e ekipeve që synojnë një vend në “play off”. Kerri me 25 pikë e 11 kërcime, si dhe Tompsoni me 21 pikë bërë diferencën për “Uarriorsat”, në këtë ndeshje.

Fiton edhe ekipi i Klipersit, që mundi 114-100 Indianën, ndeshje ku u dallua Zubac me 31 pikë e 29 këcime.

Ndërkohë Majami, falë 32 pikëve të Adebajo-s, mundi 106-98 Atlanta, ndërsa Millouki fiton me rezultat 124-115 ndaj Dallasit, në një përballje mes dy ekipesh rivale. Donçiç realizoi 27 pikë e 12 asiste për Dallasin, por që s’mjaftuan, ndërsa për Baks u dalluan Antetokounmpo me 30 pikë e 11 kërcime.

NBA – Rezultatet

Brooklyn – Portland, 111-97

Minnesota – Golden State, 114-137

Clippers – Indiana, 114-100

Atlanta – Miami, 98-106

Boston – Washington, 130-121

Detroit – Cleveland, 94-102

New York – Memphis, 123-127

Orlando – Philadelphia, 103-133

Milwaukee – Dallas, 124-115

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat