Waldow, MVP i derbit dhe javës

Basketboll

Waldow, MVP i derbit dhe javës

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 12:08
Waldow, MVP i derbit dhe javës

Xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës ka dhuruar shumë ndeshje interesante.

Derbi i xhiros është zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës, ku pejanët triumfuan me një tre pikësh në sekondën e fundit nga Rodney Purvis. Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte qendra e verdhezinjëve, Brad Waldow, që e mbylli ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 22 pikë, 16 kërcime dhe një asistim. Ndërsa Purvis që shënoi pikët vendimtare, në përgjithësi kishte 14 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Ndeshje dramatike u zhvillua ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, ku kampionët triumfuan gjithashtu në sekondat e fundit. Te Ylli më i miri ishte Bashir Ahmed me 27 pikë dhe pesë kërcime, ndërsa te Vëllaznimi më i miri ishte Damonte Dodd me 21 pikë, 17 kërcime dhe tri asistime.

Ponte Prizreni shënoi fitore të vlefshme ndaj Rahovecit, ndërsa statistikat më të mira i kishte qendra Urim Zenelaj me 20 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime.

Top 5

Brad Waldow (Peja) 22 pikë, 16 kërcime, 1 asistim

Damonte Dodd (Vëllaznimi) 21 pikë, 17 kërcime, 3 asistime

Urim Zenelaj (Ponte Prizreni) 20 pikë, 14 kërcime, 4 asistime

Bashir Ahmed (Golden Eagle Ylli) 27 pikë, 5 kërcime

Rodney Purvis (Peja) 14 pikë, 5 kërcime, 4 asistime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat