Flamurtari mposht Penzën

Basketboll

Flamurtari mposht Penzën

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:20
Flamurtari mposht Penzën

Flamurtari ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën Unike, duke mundur Penzën me rezultat 72:62 (12:11, 19:18, 19:8, 22:25). Për vashat pejane ishte humbja e dytë në këtë edicion të kësaj gare.

Skuadra vlonjate e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 8:2, por më pas rikthehen mysafiret duke afruar shifrat në 12:11, sa përfundoi çereku i parë. Edhe periudha e dytë ishte e barabartë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 31:29.

Perioda e tretë ishte vendimtare e kësaj sfide. Në këtë pjesë vendaset ishin shumë më të mira, ndërsa gabimet e skuadrës pejane u kushtuan shumë, ku rezultati pas 30 minutash ishte 50:37.

Kampionet e Kosovës tentuan rikthimin e madh në dhjetë minutat e fundit, ku afruan shifrat në 64:62, por nuk arritën përmbysjen e madhe dhe pësuan 72:62.

Te Flamurtari u dalluan Samra Omerbasiq me 18 pikë e tetë kërcime dhe Benally me 18 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te Penza u dallua Beginisiq me 14 pikë e dhjetë kërcim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat