Rikthimi i prishtinasve, triumfojnë në Prizren

Basketboll

Rikthimi i prishtinasve, triumfojnë në Prizren

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 22:13
Rikthimi i prishtinasve, triumfojnë në Prizren

Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Bashkimit në Prizren me shifrat 66:73 (17:10, 17:19, 18:17, 14:27), në një përballje shumë interesante dhe në dhjetë minutat e fundit ishin më të mirë, duke regjistruar fitore shumë të vlefshme. Ndeshja ishte në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës.

Pas një fillimi të barabartë, prizrenasit me një seri prej 9:0, shkëputen në 17:7, ndërsa çerekun e parë e fitojnë 17:10. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku prishtinasit tentonin rikthimin dhe prizrenasit që ruanin epërsinë, ndërsa pjesa e parë përfundon 34:29.

Bardhekaltrit në periodën e tretë barazuan shifrat në 34:34, por sërish vendasit kishin shtatë-tetë pikë epërsi, ndërsa më pas riktheheshin kryeqytetasit për të ngushtuar rezultatin, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 52:46. Në dhjetë minutat e fundit prishtinasit shkëlqyen dhe në momentet vendimtare ishin më të mirë, duke triumfuar në fund 66:73.

Te Bashkimi u dalluan Daniel Lekndreaj me 13 pikë e 11 kërcime dhe Curtis Jones me 22 pikë, kurse te Sigal Prishtina më të miri ishte Dustin Thomas me 16 pikë e 11 kërcime.

Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e katër humbje..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat